Mimoza Nebiaj-Kur çdo gjë mbaron…


Kur çdo gjë mbaron…

Nga Mimoza Nebiaj!

Kur çdo gjë thyet,

Dhe nuk është si me pare,

Dhe kohës se kthen dot?

Se nuk ke fuqi,

Ik qe aty se ai vend nuk te përket ty…

Kur çdo gjë thyet,

Dhe faji te hidhet ty,

Çdo sekonde,

Ik sa je ne kohe, dhe mos kërko fajtor,

Kur nuk ka komunikim,

Nuk ka afrimitet,

Çdo gjë ka mbaruar,

Nuk ka kush e ndreq,

Kur heshtja behet ndarje,

Dhe ndarja nuk ka fjale,

Ik me dinjitet, dhe me ballin lart,

Kur grindjet arrijnë kulmin,

Vetëm zënka çdo çast,

Zemra është thyer, dhe kërkon shkak,

Kur debati behet i ashpër,

Dhe askush nuk hap rruge,

Kjo nuk është dashuri,

Por një torture,

Kur njeri dashuron dhe tjetri,

Ben loje mos u mundo te gjesh,

Te drejtën se askush,

Nuk do ta thotë,

Kur ti flet dhe pala tjetër,

Ben sikur nuk dëgjon,

Çdo gjë është e kote, dashuria aty mbaron?

Kur zemra është thyer,

Dhe nuk ka shërim,

Plaga është e hapur,

Nuk zgjidh pune asnjë sqarim…

Kur çdo gjë ka marre rrokullimën,

Një akullaje qe dot se çan,

Është bere një hendek,

Qe askush dot se kapërcen,

Pse jemi kaq te vegjël,

Para dashurisë,

Pse nuk e pranojmë fajin,

Dhe bëjmë si fëmijë?

Kur dy zemra duhen,

Dhe kur janë te zënë,

Ndoshta largimi ca dite,

Malli për tja dëgjuar zënë,

Do ta çaj një akullnajë,

Se dashuria shëron plage,

Te bën te marrësh mal…

About Post Author