Mimoza Nebiaj-Nuk është si më parë…


Nuk është si me pare…

Nga Mimoza Nebiaj!

Se kuptoj çfarë ka ndodhur,

Ne dashurinë tone,

Plot pasion…

Si ta kuptoj indiferencën tende,

Kur te pyes nuk me sqaron,

Si ta kuptoj ku kam gabuar,

Kur heshtja jote, çdo dite zemrën,

M’a cpon…

Te pyes çfarë po ndodh me ty?

Me shikon duke buzëqeshur,

Dhe vështrimin gozhduar diku,

Çfarë ka ndodhur, me dashurinë,

Qe lindi plot zjarr,

Tani është një ftohtësi,

Dhe akullnaja dot se çan…

Te pyes ne çdo çast,

Po ti nuk me thua nje fjale,

Pyes veten ku kam gabuar?

Qe ftohja zemrën ta ka pushtuar,

Dhe kur qëndrojmë,

Pranë njeri-tjetrit,

Asgjë nuk është si me pare,

Dhe kur te kaloja pranë,

Do me puthje plot zjarr…

Si ta kuptoj këtë heshtjen tende,

Te lutem pse me mundon,

Ma thuaj qe unë ta di,

Çfarë po ndodh me ne te dy?

Si ta kuptoj kur nuk ma thua,

Ndoshta ndjenjat kane ndryshuar?

Me thuaj mos rri i heshtur,

Ta thyejmë akullin te dy,

Te lutem përsëri me duaj

Dashuria duhet te lulëzojë,

Nuk ka asgjë qe ta pengoje,

Te lutem ma thuaj..

About Post Author