Mimoza Xhaxhaj-Nëntori flamurit …


Nentori flamurit …
*
Porsa shoh nje fustanelle ,
Nje qeleshe a nje flamur
Per ty Atdhe ndjej kaq malle ,
e me ben te ndihem krenar …
*
Ndaj dua nje flamur te madh ,
Sa ne bote ka Shqiptare ,
Ku te valvitet rreth kesaj bote
E kesaj zuske Europe …
*
Se aty eshte lidhur besa ,
aty eshte dhe trimeria
eshte gjaku i bijve t´tij ,
… gjaku i Kosoves trime
e i Camerise martire .
*
Eshte ky gjak derdhur per Liri ,
Qe prej Maqedonije deri ne Ulqin
Eshte gjaku i bijve qe kerkojne Bashkim .
*
Sa here eshte shkruar per kete date
E do te shkruhet der ne pavdeksi .
Nentori i kuq , nentori i pavarsise
Ku flamurin valviti plaku Ismail .
*
Kete dite te njezet e tete u ngrit flamuri kuq e zi ,
Ky flamur Vaditur me gjakun e bijve te tij .
Ruajtur ne gjoksin e cdo Atdhetari ,
Lagur luftrash prej gjakut Shqiptarit …
*
Te bashkuar qendruam cerek shekulli plot lavdi ,
ku Bota mbare na njohu , se ka Arberi .
Ashtu si Skenderbeu na bashkoj njehere ,
Bashkuar ardhshin dhe Nentore te tjere …
*
Gezuar Festen e flamurit gjithe shpiptareve ne mbare Boten !
*
Mimoza Xhaxhaj 

About Post Author