Minatorët…Nexhbedin Basha


MINATORËT…

Në nëntokën e fildishtë,

Si fëmijë “fle” minerali,

Si një shkëmb është minatori,

Mineral nxjerr nga mali.

Në thellësi ndezur kandili,

Lagështia i përkëdhel krahrorin,

Se miniera është si e tija shtëpi,

As për qokë, as për dekorim.

Ar prej tokë nxjerr çdo ditë ,

Për të miniera është kurrorë.

Kush se njeh le t’ja dij vlerën,

Si pika gjaku djersa i kullon.

Është thesar për pasuri,

Paga e tij me i qarë hallin,

Si mjafton as kafe me pi,

Ama, është i fortë si gurë stralli.

Kush ka vesh le ta dëgjojë,

Le ta kthej thikën rreth veti,

Si poet zërin në kupë të qiellit do ngrejë

E jehonën ta dëgjojë shteti.

Si leopard gjurmon në tokë,

Prozhektorët ai ndez,

Mineralin kërkon me sondë,

Porsi bujk prodhimin nxjerr.

Minatorët janë pasuri,

Flakë për flakë me jetën ndeshen,

Qindra kilometra më thellësi,

Me dallgët e nëntokës ata përleshen.

Në sheshin kaltëror të qiellit,

Sot mibatori ka festë,

Tymi me re të murme nga larg ndjehet,

Natën ai ëndërron për më më të mirën jetë.

About Post Author