“Miqve”-Artan Ballgjini


( Nga arkivat)

Të gjithë të quajnë “mik”

Madje bukur të përshëndesin.

Por befas vjen ashtu një ditë.

Mbi ty e derdhin të gjithë helmin.

Dhe brenda vetes zë e strukesh

Sa pak , sa pak i ke njohur vërtetë.

Helmin e tyre nis të përtypësh.

Dhe përqafon trishtimin tënd.

Më kot pastaj nis të shfletosh

Ca data, disa premtime.

Brenda vetes ndihesh bosh e më bosh.

Dhe nis të puthesh aq fortnjë dhimbje…