Poezia pjesëmarrrēse në edicionin e tretë “Nē prehēr të Gjalicës!
( martirit Havzi Nela)
Hyj i fjalës martir i gjallē..
Ndrinë lavdishëm mbi Gjalicē..
Penën tënde kurrē se vranē..
Shkruar me gjak të plagëve të lavdisë..
Të ligtë e kohës duart ti lidhën..
Por jo kurrë penēn dhe vargun..
Në mure të zymta në copa të këmishës..
Havzi Nela martir i gjallē..
Pse heronjtë e fjalës i përndjek regjimi..
Pse ty të vèrtetēn iua thoje nē .sy..
Në birucat e ferrit stu ndal kurrë frymēzimi..
Jo penën s.ta vranë jeton në përjetēsi…
Vargu yt margaritar kujt iu ba ferrë nē sy..
Në hekurat e ferrit të mbyllën të ligtë..
Robërinë s.duroje deshën të zanë frymē..
Vërtetēsinë e fjalës s.dashtën me qitē në dritë..
Të burgosën ty por kurrë jo fjalēn..
Vargu u ba dritë me gjakun e plagës..
Shqiptari s.dorëzohet dhe shpirti me i dalē..
Ty o bir i Lumës jeton në këngë vargje i gjallē..
Fjalē hyjnor se ty doje atdheun.
Nē hijen e tmerrit shkruar mbi plagē..
Në kërcëllimat e shpirtit shtrënguar hekurash..
Emblemë i palēkundur martir i gjallē…



