Reçi trualli i shpirtit tim!!!
O baltē e shpirtit tim i lashtë sa vetë historia.
Dua të shuaj mallē që brenda po më shpon…
Aty ku lashē ditē e vajzërisë e viteve tē mia…
Por të gjej tē vetmuar e shpirti mē rënkon….
Aty ku vjeshtat e heshtura shtyjnë vetminē…
Nē gjethet e lisave shekullorē që bien tē zverdhur..
Fēshfërima e lehtē e tyre si simfonia e Moxartit mbi violinē…
Notat e errēta rēndojnē rēnkimin e heshtur….
Nē prehrin tēnd të valē vargu sonte mē solli…
Në muzēn e trazuar prej vitesh kēmba s.mē shkel…
Dalldisjen e kētyre valēve që kērkojnē shpètim loti mē rrodhi…
Ngjyej penēn e pērlotur brendēsinē e pērmallimit përcjell…
Nē të bukurat livadhe siç i pērshkruante Naimi asnjë bari s.takova…
Zëri i fyelllit tē çobanit askund s.dëgjohej …
Shtrydha shpirtin nga ngazēllimi po veten e mblodha…
Pluhuri i viteve tē vetmuara mbi çdo gurē e vend shikohej….
Vendi i fushē betejave qè brenda vetes mbartin histori…
Gjaku i etërve i derdhur aty ēshtē tretur…
Mbi këtē truall tē lashtē por me za e burrēri….
Mbi bukēvalēn e nēnave nē prush dikur tē pjekur…..
Poemēn e mallit o vendi im dua ta rrēfej….
Nē tē egrat kohē e vite tē shekujve krenarinë tēnde të shkruaj…
Edhe këngët e zanave çdo tingull veten e gjej…
Edhe dheun nēn kēmbēt e mia që shkel qan i .vetmuar…
Pendesēn pse tē lashë në vitet e nusēruar…
Atë lumturinë e mekur ku borxh ta kemi…
Zèrin e heshtjes braktisur e larguar…
Nē lotin që tē djeg brengēn s.mund ta themi…
Diku njē zë ofshame thirrje qè kërkonte shpētin…
Rēnkimi i atyre shtigjeve diçka i grryente nga brenda…
Pluhuri atyre maleve që po rrēnoheshin pa kuptim…
Njē kèshtjellë e sundimi që ndërtohej mbi bedena….
Shkroi !!!! Miranda Troci Derti!!! Reç!!! Dibēr!!!!!
