Mirela Leka Xhava
Gjergj Kastriotit Skenderbeut

A thuren vargje për Skënderbeun
Për Skënderbeun a thuhen fjalë
Është pak të thuash ,donte atdheun
Është shumë të thuash, se ne i ngjajmë.
Atlet i Krishtit,
tradhëtar i Portës Legjendë e gjallë,
Njeri i njohur…
E njohëm dje, dhe sot, dhe nesër
Një Skënderbe ,dhe askush tjetër.
Dhe thotë ky popull, në çdo epokë
Nje hero lind në pesëqind vjet
Linde o popull këtë bir, t’ fortë
Por më parë lind ,Nënën e vet.