Mirela Leka Xhava:Atdheu  im, të dua!


Mirela Leka Xhava  
Atdheu  im, të dua!


Atdheu im ,a  e di?,
Të tradhëtova, para se të të doja
Si Juda  e putha Jezusin 
Tej dritares me hekura, drita vezullonin
Atje jashtë,dielli ngrohte,gjer në Perëndim…


Me copëza librash të mykur, zbukurova muret
Fshehtas e strehova “zonja Bovarinë”
Tek mallkoja veten e vendin asokohe
Ndizja qirinjtë e tretur, gjer në agim.

Aq shumë u dashurova me botën,atje jashtë
Sa të urreva ty, a e di?
I theva hekurat, me zemërimin e Titanit
E të thashë ika,lamtumirë!

***
Të përkulem në gjunjë,atdheu im
Me dashurinë e fëmijës,pas një faji
I mallkoj dogmat e çelësat me gjithë dryn
Që mbajtën të mbyllura dritaret…

About Post Author