Mirela Leka Xhava:Dita e fundit e vitit


Dita e fundit e vitit

Ti do të bëhesh e shkuara ime

Jo një minutë, një orë, një muaj

Por dymbëdhjetë në të njëjtën kohë

Dhe në orën dymbëdhjetë sonte

Unë do të të them lamtumirë!

Hej, mos mendo se do të të harroj

Ti më njeh tashmë

Unë kam këtë mënyrë

Për të qenë shumë mirënjohëse.

Për momentet e lumturisë që kam shijuar

Për dashurinë e pafund të atyre që dua

Dhe momentet e trishtuara do t’i mbaj

Jo në kujtesë, por në forcë, që bën të shembet një mal.

Do të bëhesh e kaluara ime,

Jo një minutë, një orë, një muaj

Por dymbëdhjetë në të njëjtën kohë

Dhe në orën dymbëdhjetë sonte

Unë do të të them lamtumirë!

@Mirela Leka Xhava

About Post Author