Fenerët e rrugëve
Nuk flenë fenerët
dritëverdhë të qytetit
tim.
Eci dhe mbështillem
ngjyrimit të penelit

Van Gog.
Nën to, hedh hapat
dhe kapërcej në të
vjetrën epokë.
Fenerët e rrugëve të
stilit barok.
Ku mungojnë ndezësit
e dikurshëm të ëndrrave.
Dhe shkallët për
tu ngjitur drejt qiellit.
Fenerët e rrugëve
dëshmitarë pa zë.
Netëve kur përqafohen
të dashuruarit.
Shekujve ia kalojnë
dritën si pishtar.
Të pagjumë fenerët
dritëverdhë të qytetit tim,
Kur u mungon Hëna
më tepër ndriçojnë
netët e errëta,
dimrave me furtunë.
@Mirela Leka Xhava Francë korrik 2022