Ukraina, kjo luftë e shek.XXI

Shpërthime bombash,njerëz të gjakosur
Krahë e këmbë të thyera makabrisht kërcejnë
Po shpirti, zemra, kënga e pasosur
Hedhur jashtë xhamave,varr a do të kenë?
* A mendon kush për ata,të pafajshmit,
Engjëjt, që jetojnë mbi këtë tokë të trishtë
Si mundemi t’u themi,që djajtë ishin kaq pranë
Ata,të rriturit, që veç lojëra të vërteta dinë?
* Qiriun do ndez në një katedrale
Dhe Zot të mos ketë,as dhe Jezu Krisht
Do të bëj kryqin dhe nën lot do lutem
Nuk falen të marrët, zbrazu Perënditë!