Mirela Leka Xhava:Zogjtë shtegtojnë larg


Zogjtë shtegtojnë larg


Ka kohë që në udhëtimin e tyre
zogj gjigandë prej hekuri kanë bashkëudhëtarë
Mbi qiej të muzgët ,tymnajë qytetesh modernë ,
U ikin klithmës gërvishtëse të asfalteve ,lart, ngrihen lart.

Nuk deshëm ta mësonim gjuhën e tyre,
mbase dicka do ndryshonim:
Për shëmbull: të mos u mbyllim lirinë në kafaz
Për shëmbull: t’i ndryshknim plumbat për gjah.

Ikin zogjtë,në kërkim të planetit pa njerëz
Karma gijotinash,kthyer drejt vetvetes,
Ikin paqësorët, në pritje të paqes,
Mbi malet e detet,si mirazh pas perëndimit të diellit
Zogjtë shtegtojnë larg.

Mirela Leka Xhava

About Post Author