Mirënjohje-Nexhat Nallbati


MIRËNJOHJE

Mirënjohje për prindërit që më sollën në jetë,

Që më qëndruan tek koka kur isha foshnjë ,

U lodhën dhe sakrifikuan që të rritesha unë,

Për vete s’menduan fare,për mua më shumë.

Mirënjohje zotit që mi fali të gjitha,

Të shoh,të dëgjoj dhe të prek gjithçka,

Mirënjohje natyrës,që bukurinë e saj më fali,

Të përjetoj në jetë emocione për së gjalli.

Për mësuesit e mij e thellë është mirënjohja,

Si misionarë nuk kursyen asgjë nga vetja,

Sa shumë gjëra ata bënë për mua,

Të bëhesha i devotshëm të kisha vlera.

Mirënjohje për të gjithë miq,shokë e bashkëpuntorë,

Që respektuam njëri tjetrin dhe ditëm të punojmë,

Vlerësuam njerzit me virtute dhe vlera,

Ata janë e sotmja,ata janë e ardhmja.