Mirënjohje për ty!.
Me një zë drite, erdhe ti!…
Si llampë e ndezur, n’atë terr!…
Më ndriti jeta, për çudi!…
Tek zëri yt, përkrah më merr.
Mes mijëra zërash, tëndin njoh.
Se zëri yt, ndriçon si llampë!.
Më dritë të zërit, botën shoh.
Tek, hapin hedh, jam prap’ në këmbë.
Dhe nuk rrëzohem, as nuk shkas.
Se, mbahem fort, në zërin tënd.
Ky zëri yt, plot dritë e gaz!…
Shkelqen për mua, si argjend.
Çdo fjalë e jotia,si lampushkë!…
Plot vezullime në vitrinë!…
Sheshohet jeta, bëhet fushë.
Me lule plot, me trëndelinë!.
Në vend të shkopit, mbaj një zë…
Me shkop I verbri, udhën gjen…
Aty ku duhet, këmben vë.
Një “shkop” prej zëri, ma rrëfen.
Kjo nata ime, natë e bardhë!…
Se zëri yd , ndrin si fener!…
Në këmb’ më mban, kjo dritë e rallë!.
Për ty, mirënjohje, kam për herë!…
* * *