Mirëserdhe muaji i shpresës-Aferdita Hadaj


Iku shkurti butë- butë

Mblodhi vehten dhe u zhduk.

Po mos u ankoni shumë

S’hodhi acar dhe furtunë.

Ja la radhën marsit të bukur

Festës nënës dhe mësuesit

Manushaqes nëpër ferra

Lajmëron se erdh pranvera.

Ka nis bari të lulëzoi

Tapetin jeshil ka shtruar

Po pret penele piktorësh

Lulet mbi të pikturuar.

Mirse erdhe muaji i shpresës

Për poetët frymëzim

Muza e tyre ngjyen penën.

Dhe qëndis mbi vargëzim.

Mbi pranver shpirtin qetësojmë

Se harrojmë derte dhe halle

Politika…..kuçkë… kërcënon

Se po vjen lufta e madhe.

Ruajeni qetësin o njerës

Se me ta nuk haesh dot.

Ja kan hip kalit së prapthi

I dënoftë i madhi zot.