Eleni Birçaj
Si grenz sulmove trupin e mirësisë
të shuaje etjen prej lubie që përlan,
zemërngushtë,në deje çuril uji të lëviz,
vërtitesh edhe mes verës si murrlan.
Kortezhit,udhëtimit të fundit nëse e sheh,
me lot të turbullt mos vadit,
nën pllakën e blinduar errësirës thellë
yjet për të do të bëjnë dritë.
Themi të falim ,po si të mundë,
kur jetë nga jeta e saj i dhuroi
dhe si shpërblim të mirësisë së pafund
sytë,në pëllëmbë i kërkoi.