
Në vigjilje të Krishtlindjeve , 24 dhjetor 2021, prezantohet online dhe fizikisht në dyqanet MIMI, brandi më i ri për kujdesin e lëkurës së foshnjave , fëmijëve dhe nënave.
Këngëtarja e talentuar Miriam Cani ka publikuar në Instagramin e saj një postim përmes të cilit na bën me dije në lidhje me linjën e produkteve që do të përfshij Mimi Care Albania.
Artistja vë theksin në sigurinë e produkteve ,të cilat kanë përmbushur kushtet e rrepta të certifikimit nga Cosmos ,duke u bërë brandi i parë në Ballkan i certifikuar si 100 % natyral. Gjithashtu ambalazhimet e linjës me 15 produkte janë të riciklueshme dhe të biodegradueshme.
Nuk na mbetet gjë tjetër vecse ti urojmë Miriamit suksese në këtë sipërmarrje të re.
H. Alimucaj