Misioni i mësuesit:Nga Fatbardha Amzaj


Misioni i mësuesit

Mësuesi mund t’i mësoj dikujt gjithçka që di, por vetëm eksperienca do ta bindë për vërtetësinë e atyre që i ke mësuar.” (Richelle E. Goodrich)

Mësuesit ndikojnë drejtpërsëdrejti në edukimin e fëmijëve në institucionet shkollore në shumë aspekte. Duke u nisur nga përvoja dhe eksperienca ime prej tre dekada e gjysmë si mësuese doja të bëja një analizë të thjeshtë dhe të shkurtër për punën e palodhur të mësuesit. Është mësuesi ai që fëmijës i mëson ABC- në, të ketë durim dhe metodë për t’i mësuar drejtshkrimin dhe kaligrafinë për një shkrim të bukur. Është mësuesi i cili e edukon dhe i mëson nxënësit të flasin kur duhet, dhe të respektojnë njëri – tjetrin.( rregullat duhet t’i mësojné nga familja). Është mësuesi ai që kujdeset për shëndetin kur fëmija papritur mund të ketë probleme shëndetësore, mund të rrëzohet, apo të ndihet keq né klasë. Mësuesi i qëndron afër nxënësit kur qan, kur mërzitet, kur sëmuret, kur lumturohet, e mëson té këndojë, të flasë, të interpretojë, të analizojë një libër apo një vepér, të shkruaj poezi, etj. Është mësuesi, figura e tij i cili nuk lejon bullizimin në klasë fenomen që kohét e fundit është egzistentë në shoqërinë tonë. Është mësuesi, figura e tij që e qetëson, e pyet, e mban afër edhe kur fëmija nuk ka kushte optimale familjare, duke i dhënë kurajo dhe duke e mésuar se ka shpresë dhe mësuesi luan rolin e psikologut, të mésuesit, dhe të prindit. Është mësuesi ai që i mëson punën në grup, si të jetë lider i grupit, si té pérfshihet në projekte dhe té jeté pjesëmarrés në evente dhe aktivitete të cilat i japin besim në vetvete fëmijés, të njihet me miq dhe shokë të rinj , té socializohet, të jetë aktiv dhe té ndihet i lumtur. Është mësuesi ai që e bën fëmijën të bëhet tolerant ndaj gabimeve té shokut/shoqes ,të jetë paqësor, të komunikojë me fjalë magjike, té ushqehet shéndetshém në shtëpi dhe në klasë. Është mësuesi ai që i jep kurajo, nuk e stopon, e angazhon dhe e mëson si të jetë qytetar i denjë duke mos u lodhur kurrë në edukimin çdo ditë, çdo orë, çdo sekondë. “Mësimdhënia është profesioni ndoshta më i çmuar, më i dobishëm për bashkësinë dhe ka ndikim më të madh në lumturinë e përbashkët“-( Etiene Cabe) Pra është mësuesi që kujdeset duke vëzhguar veprimet e tij për té mos u rrëzuar, i vëzhgon të jenë bashkë si njé familje në klasë dhe lumturohet kur nxënësit i tij nesër arrijnë të bëhen doktora, inxhiniera, ekonomista, etj. Është mësuesi ai që shpesh herë u thotë prindërve mos i lejoni fëmijét tuaj të luajnë me telefon, ipad, apo të shikojnë emisione jo té pérshtatshme për fémijët e tyre pasi nuk përqëndrohen përgjatë procesit mësimor edukativ. Është mësuesi ai që i çon në dyert e bibliotekave té qytetit për tu njohur nga afër me pasurinë e librave dhe vlerën e të lexuarit. Është mësuesi ai që i aktivizon fëmijët në veprimtari ekstrakurrikulare, të njohin traditën dhe trashëgiminë kulturore té vendit apo qytetit të tij. Është mësuesi qé zgjidh konfliktet dhe vendos urë komunikimi mes fëmijëve në klasë, shkollë dhe shoqëri. Mësuesi i nderuar, figura e tij, puna, mundi, sakrifica janë piedestali i dijes dhe kulturés. Arti i mësimdhënies është të dish të sugjerosh.” (Henri-Frédéric Amiel) .