Xhubleta e Malësisë së Madhe mbi katermije vjeçare! Tashmë pronë e gjithë njerëzimit!
BIJA E XHUBLETËS MES NJERZVE TË MIRË
Në log të bjeshkës me xhubleta
Gaz i shqipes po prek qiellin..
Me za kange buçet bjeshka
Mis Malësia mahnit diellin.
Po vijnë vajzat nga tanë bota
Po kërcejnë valle me malet
Dritë e shend na paska sofra
Gëzon bari në livadhe.
Këtu s’njihet pasuria
Këtu jeta peshon nderin
Një kostum asht mrekullia
Çiftelia e nder telin.
Shndrit xhubleta n’mur të kullës
Për të nata bahet ditë
Ku ylberi bie grykës
Ti na zgjon gjithë krenaritë.
Ku flatron në botë avioni
Kur në det nxitojë tragete
Zemrat tona ju gëzoni
Për njat lashtësi xhublete.


