“Mister në Ishull”-Ukshin Morina


Mund të jetë një imazh i 1 person, mjekër, duke buzëqeshur dhe syze

Një bisedë impersioniste mes diplomatit Grek dhe profesoreshë Merit në romanin “Mister në Ishull”

– Zoti Vasiliqis, – vijoi Meri me një ngrohtësi miqësore, – në ishull dhe në vende të egra, miqësitë krijohen më të forta se kudo tjetër. Megjithëse në këto vise të ashpra mund të jetojnë vetëm ata që dinë të përshtaten më mirë, ndaj më lejoni t’ju falënderoj për pritjen!

– Falënderimet ju takojnë juve, zonjë, që zgjodhët vendin tim për të pushuar! Ju lutem, zonja Meri, ne kemi një histori dhe një kulturë të përbashkët, ndaj më vjen vërtet keq nëse e quani veten të huaj në tokën greke. Grekët dhe shqiptarët kanë kënduar të njëjtat balada, veçse emri i nuses te ju ishte Dorentinë, ndërsa te ne Areti.

– Po, veçse misteri mbetet te kalorësi i vdekur që solli nusen, – plotësoi Meri.

– E ç’kërkoni të thoni me këtë, zonjë, – e ndërpreu Andrea Vasiliqis.

– Dua të them se Konstandini e shmangu atë që bëri Odiseja.

Andrea Vasiliqis u ndie si në faj dhe u pendua që e hapi atë bisedë.

– Paul Kretshmeri, – vijoi Meri, – në veprën e tij “Hyrja në historinë e gjuhës greke” është i mendimit se pikërisht ata që e sollën emrin e Odisesë në Itakë, kanë qenë fiset ilire. Pra, me fjalë më të thjeshta, edhe poezia popullore shqiptare mund të jetë një faktor i rëndësishëm për zgjedhjen e disa problemeve homerike në shtetin tuaj helen, Andrea Vasiliqis.

– S’besoj se keni qëllim të më vini në situatë të pakëndshme, zonja Meri, – i buzëqeshi ithët ai. – Unë, personalisht, s’mund të them se jam një njohës i mirë i kohës homerike, por di të them se, në përgjithësi, ne ballkanasit kemi pasur mjaft konflikte të pazgjidhura.

– Është e vërtetë, – e ndërpreu Meri diplomatin grek, për të cilin më herët kishte mësuar se kishte qenë ambasador në Rusi, – por në këtë zgafelle të historisë, Shqipëria qe kombi i vetëm që e shpërfillën Fuqitë e Mëdha që diktonin në Ballkan. Populli im, pavarësisht nga brengat e mëdha që ka pasur ndër shekuj, mbetet më europiani midis shteteve, përfshi këtu dhe shtetin tuaj,