Misteret e zogjve …


Gezim Llojdia

Për këngën e zogjëve,thoshte Naimi:

-Tek këndon thëllëza me gas dhe zogu me dëshirë…

..E qyqja duke qeshur,bilbili me ëmbëlsi…

…Zoqtë zënë këng’ e valle dhe po kërcëjn’ e këndojnë..

…Dallëndyshe bukuroshe,që thua mijëra fjalë…

…Zoqtë nër gjethe lëvrijnë dhe këndojn’ e fluturojnë..

…Se nga dëgjonet thëllëza…

…Zoqthit që flasin belbër…

SHQYRTIME NGA MISTERET E ZOGJËVE

Kumte.Ndonëse në pamje është e pangjashme me asgjë.

Pikërisht është ajo.Janë lajme të zogjëve në ajër.

Brenda realitetit të tyre.Qëndron komunikim misterebërës , kumtenxjerrës të pashpërbëshëm.

I gjithë realiteti i robëruar është agjenci lajmesh me gjuhë eteri.

C’farë duan të thonë?

1-Të të vënë në dijeni.

”Sizmografi” i tyre ka regjistruar.

Kohë e pikëlluar.Mot trazuar.Dimër i nxirë.Arrinë.Lexuar në sytë e mjegullës me forma engjëlli.

2-Të zbardhin në qiell,mesazhin e gjetur nën drapërin e hënës.Gjumëdremitja e nënës.E pagjumja.

3-C’gjuhë lexojnë hiperbolat?Në ç’gjuhë shkruajnë ,heliogrife, thua hë!Por të pa lëçitshme.

Një adresë.Hapsirë boshë.

Uebsajti u gjetë:ëëë misteret e http://xn--zogjve-sva.com/

Enigma.C’farë mund të përbëjë një vijë lart,një krahë poshtë? Udhëzbritje në pikiad.Rënie e butë.Asnjëherë rrëzim.Formula e tyre e fshehtësisë aerodinamik.

C’i gjeti sot me këtë tollovi?Të gjitha në fluturim.Boshatisur strehimi.Te kulla e rojes e humbur kthjelltësia.

Kush urdhëroi nxjerrjen në pistë?Kush dha urdhër për këtë fluturim?

Shiun, sjell kjo dallandyshe.Me zig-zaket,zbritje-ngritjet.

Mistike.Shkruan gjërra fshehtësie.

Deshifrojmë:Qyqar,ë po zbret shiu!Bagëtia fle zbuluar në haur.Zahireja s’del për këtë dimër.Murrëri do na mbërthej.Bëhuni erë!… dv.

Skalitur.Citate të hershme.Treten në qiell.Të pakapshme,për mëndje dhe sytë.Vrapojnë këta zogjë,por a e dinë për ku? Qetohen.Hidhen,përdridhen.Të çorientuar nga zhurma,ecin kuturu.

Kurrë si lanë të qetë njerëzit,në kuvendimet e tyre madhështore,apo në spektaklet me performancë pranverore!

About Post Author