Mjaft u hakërrova për të dielën-Ethem Cipi

Mjaft u hakërrova për të dielën,

S’dua t’i jap më shumë vëmendje,

Sa kam rrojtur, nuk do të rroj,

Hajt po them dhe njëzet vjete.

Pse mos drejtoj gishtin nga vetja,

Jemi të parët që akuzojmë të tjerët,

Ndoshta dhe unë s’kam ditur të dua,

Dhe krejt inatin ia kam shkrehur të dielës.

Nuk do të ankohem më për asgjë,

E kam ndarë mendjen, do të dashuroj,

Askush ka fituar gjë nga zënkat,

Nuk e kam luksin, kohën dëm të shkoj.

Nuk do të kalamendem si të vegjëlit,

Ndonëse pleqeria të bën dhe kalama,

Një jetë kam rrojtur për dashurinë,

Ka ardhur koha t’i falem vetëm asaj.