Mjerë kush jetoj asaj epoke..!Ardian Muça


Mjer kush jetoj asaj epoke..!

E shikoj njeriun me bastunin prej shqope,,,

Që me triska e tollona,na ushqeu,asaj epoke..!

S’i ta harroj sagën që hoqëm nga lubia jote,

një herë me”bollëkun” tënd, kurrë s’na ngope!.

*

Na futët në vathë e fjetëm në haurin e bagëtisë.

Kullosnim në livadhet e sagës,si delet e partisë…

S’i çakejtë u sulët dhe na i shqyen ëndrrat e rinisë,,!

Duruam,po një ditë i këputëm,hallkat e skllavërisë!

*

Faleminderit o njeri,me bastunin prej shqope..!

Që na kolektivizove e na rrite me qumësht lope…

I harruam tollonat dhe barbarizmin e asaj epoke!.

Po thuaj,që “triskat e mjerimit”, i polli golja jote!..

*

Mjerë kush e përjetoj,kohën utopike të vajgurit.

Triumfoj varfëria,po dordoleci mbeti maj hurit.

S’ia dogjëm barba Qemos,matrioshkat e drurit.

Se kërkuam liri,demokraci,dhe i kënduam flamurit..!

Copyright Ardian Muça!..