Mjerimi-Jashar H Selmanaj


Mjerimi

1.

Mjerimi buk që nuk hahet

Lotiti lotin nuk e pret për voglushin

I vobekti kurr nuk qahet

Varferia, sikur më shkel mbi prushin.

2.

Ah, derë e hekurt skamja

Nuk hapet asnjiherë për varfanjakun

Për të varfër a vjen kamja

Si në komunizem dikur për kulakun.

3.

Shpirtin e ka plotë krenari

Nga mjerimi zëmrën e ka të lënduar

Vyrtuti i tijë është, sikur ari

Por nga miqesia janë të pa deshiruar.

4.

Për kriminelet që fitojnë

Pa nderë më gjëra shumë të pista

Ah, ata të gjithë i afrojnë

Nji janë demokrat dhe komunista.

5.

Plag e pa sheruar mjerimi

Vrej njerz e fëmijë më gjëndje të nderë

Kur i shoh të gellit trishtimi

Bota ka njerzë miliardera por të pa vlerë.

Sqarim fjala

SKAMJE – varferi

KAMJE – i e pasur – pasurohet. Pasuri.