Mjerimi vret-Suzana Rama


Sa dhimbje, sa varfëri,

sa mjerim, na shohin sytë,

gjithandej, ndërgjegjësohu,

o njeri i mirë, nga pak çdo ditë.

Gjeje një mundësi, jepi të drejtë,

hapja dyert, të punojnë,

të luftojnë për jetën e tyre,

dhe për fëmijët, dritën e syve.

Boll me indiferentizëm, diskriminim,

s’janë të gjithë të zgjuar, nëse janë,

s’e kanë mundsinë, as shkolla të vazhdojnë,

as mësime të mësojnë.

Me barkun bosh, shpirtin në ngulsh,

me syrin në lot, me halle plot,

se edhe e keqja,tek filli i këputur shkon,

dëshirën për jetën denigron.

O njerëz të pasur,

me shpirt më të varfër sa varfëri e tyre,

jepini këtyre njerzve,hiqjani lotin prej syve,

por jo lëmoshë, se këta kanë personalitet,

midis të drejtëve, kanë të drejtë.

Jepini mundësinë, që nga përgjunja,

të ngrihen në këmbë,

kamzhikut të jetës, ti kthejnë krahët,

t’ju dëgjohet zëri,të kenë të drejtën e fjalës.

Dhe ti deputet, ti politikan që votën,

ju kërkon sa herë të duhet,

para tyre premton tek rrëshket,

mbledhur, ngrënë prej ndryshkut.

E ke parë ndonjëherë, atë ekstremitet,

mjerimin që gati uluret, urinë që këlthet,

në lotin që mbi faqe rrëshket,

në buzët gjithë dregza,në rrobat e vjetra…..

Ndërgjegjsohuni o njerëz, kanë të drejtë,

edhe për atë shtresë, vjen veç një herë,

kjo jetë…..