M’ka lënë shpirti porosi…!!Zihni Ndregjoni


M’ka lënë shpirti porosi.

Me thur vargje ,natyrë për ty.

Ma ka lënë amanet.

Me t’kënduar, sa t’kem jetë!

M’ka thënë dielli kur dal n’mëngjes.

T’parën ,natyrën përshëndes.

Edhe qielli fort t’ka mburr.

Me natyrë,tha,s’jam ndarë kurr.!

Zonja hënë mbrëmë kur doli

U ul n’bjeshkë,lule mblodhi.

Nji tufë yjeve ua çoi.

Me ta bashkë,për ty këndoi.!

Piva uj tek burimi.

Edhe ai ,qeshte prej gĕzimi.

Kur kam pyet një bilbil mali.

M’tha natyrës ,këngët ia fali.!

Zanat e malit hidhnin valle.

Melodin, e nji gjinkalle.

Pishat nisnin me u paluar.

Kish nis fyelli ,me gjëmuar.!

Bletë mjaltaxhia krejt hazdis.

Lule m’lule, duke gjezdis.

Gjithë gjallesat ku i kam pa.

Me ty natyrë, kishin ra n’sevda.

Hej nji flutur sa e bukur.

Ngjyra ngjyra ,e qëndis.

Donte bjeshkën ta pushtojë.

Thoshte ,jam e para n’fis…!!

M’ka lënë shpirti porosi.

Vargjet ,me i thur për ty.

Kur t’vij dita e të vdes.

Nji pikë lot, për ty do t’qes…!!