Modernizmi i simbolizmit i Natasha Lakos-Timo Mërkuri


Timo Mërkuri

MODERNIZMI I SIMBOLIZMIT I NATASHA LAKOS

Poezia “Rri dhe dëgjoj hapat e tua” e Natasha Lakos paraqet një portret emocional të një individi që ndien ndikimin e një tjetri në mënyrë të thellë dhe në heshtje, duke përjetuar ndryshime të rëndësishme në botën shpirtërore të tij. Si zakonisht në krijimtarinë poetike të Lakos “subjekti” i poezisë është shumë i thjeshtë, madje edhe fjalët janë të zakonëshme, por imazhet që krijon poetja janë ato që ta bëjnë të bukur e magjike, gati parajsore këtë thjeshtësi.

Ka një qasje midis procesit të krijimit të imazheve poetike nga Natasha Lako dhe proceseve natyrore që që na e sjell ngjyrën e detit të kaltër në ndijimet tona. Realisht uji i detit ësshtë pa ngjyrë, si uji i çezmës dhe kjo duket te valët që shtrihen mbi ranishte ose dhe po të mbushësh një gotë ujë deti. Kaltërsia e ujit të detit nuk është gjë tjetër veçse reflektimi i kaltërsisë së qiellit, madje kjo është e dukëshme sidomos në dimër, kur qielli është i mbushur me re të zeza dhe, edhe uji i detit shfaq ngjyrë në të zezë, sipas dendësisë së reve. Dhe e kaltëra e qiellit nuk ëshstë gjë tjetër veçse përthyerja e rezeve të diellit, si në një prizëm, në grimcat e ujit që ndodhen në atmosferën e tokës, ku nga spektri i ngjyrave që rezulton kjo përthyerje, ngjyra e kalëtr, duke qenë ngjyra më e forte dhe më e dendur vjen në sytë tanë më shpejt dhe më e plotë. Pra kur ne shohim detin të kaltër, ne në fakt shohim ndërveprimin e imazhit të kaltër të qiellit të reflektuar te ujit ndërkohë që kjo kaltërsi qiellore është thjeshtë e kaltëra e dritës së diellit e përthyer.Afërsisht ky proces ndodh dhe te poezia e Lakos, reflektimi i simboleve, personifikimeve e metaforave dhe përthyerja e kuptimshmërisë apo interpretimit, shfaq një sërë imazhesh (si kaltërsi e detit) që na magjepsin. Lind pyetja: a është e ndërgjegjëshme poetja për këtë efekt të ndërveprimit të figurave artistike? Unë gjykoj se ajo thjeshtë mendon poetikisht, ndjen dhe flet me imazhe, te të cilat si në një pemë dallohen personifikimet, metaforrat, simbolet, që ngjasojnë me degë dhe nuk mendon për ndërveprimin midis tyre, pasi e ka kaluar fazën e të menduarit për figuracionin si zbukurim. Njësojë si ne që themi natyrshëm: do shkojmë të kridhemi në kaltërsinë e detit dhe nuk na shkon ndërmend fare për reflektimin mbi ujë të kaltërsisë qiellore dhe ca më pak për efektin e përthyerjes së dritës në grimcat e ujit në atmosferë. Meqënëse poezia “Rri dhe dëgjoj hapat e tua” e Natasha Lakos është një poezi e shkurtër, unë do flas për këtë qasje mes natyrës dhe poezisë, në kontekstin e ndërveprimit të elementëve artistikë.

I- Së pari,poezia “Rri dhe dëgjoj hapat e tua” e Lakos ka një qasje të veçantë në interpretimin e personazheve dhe situatave, duke shfaqur një lloj universaliteti që i lejon lexuesit të identifikohet në një mënyrë të përgjithshme, pa u përqendruar në detaje të caktuara si gjinia e personazhit kryesor. Ky lloj universaliteti është i arritur përmes fokusimit në emocionet dhe përjetimet e njerëzve në përgjithësi, duke lënë hapësirë për shumë interpretime dhe lidhje personale. Në këtë poezi të Lakos,heroi poetik që flet nuk ka një identitet të qartë gjinor,dhe kjo e bën përmba -jtjen e poezisë të përshtatshme për të dy sekset. Theksimi i përjetimit të emocio-neve dhe mendimeve të përbashkëta, e bën lexuesin të ndihet si pjesë e një përjetimi të përbashkët njerëzore. Kjo qasje e lirë dhe universale në interpretimin e temave dhe personazheve e bën poezinë e Lakos një eksperiencë lehtësisht të ndjekshme dhe të lidhur me shumë lexues, duke u dhënë liri për të reflektuar dhe identifikuar me përjetimet dhe emocionet e shfaqura në vargje. Kjo shumësi interpretimi e adreson poezinë te modernizmi duke na orientuar në këndvështri-min tonë të mëtejshëm.

II-Si zakonisht në krijimtarinë e Natasha Lakos dhe kjo poezi ka shumë dimensione dhe mund të interpretohet në mënyra të ndryshme nga lexuesit e saj, tejë gjinisë së heroit. Kështu, te vargjet metaforike: “Si një godinë e sapombaruar ,/filluar prej qindra vjetësh“, fraza: “godina e sapombaruar” mund të paraqesë botën shpirtërore, emocionet apo kujtimet që personi tjetër ka lënë në jetën e heroit që po flet, ku prania e tyre është aq e rëndësishme sa që përjetohet si një pjesë e jetës prej një kohe shumë të gjatë, prej qindra vjetësht,duke përforcuar idenë e vlerës së ndjenjave dhe pranisë së personit në jetën e saj. Mirëpo ky varg shfaq një imazh shumë të fortë, imazhin e një godine të sapo mbaruar, ndonëse të filluar para qindra vjetësh, duke shfaqur një përjetim të gjatë dhe të ngarkuar me histori të shumta. Ralisht, imazhi i një godine të sapombaruar sugjeron një gjendje të mungesës së kujdesit dhe vëmendjes, ndërsa fillimi prej qindra vjetësh thekson një histori të gjatë. Ky kontrast shkakton një ndjesi të thellë të kohës që ka shënuar këtë godinë, duke e bërë atë të shfaqë më shumë se një strukturë fizike, të shfaqë një dëshmi ngjarjesh dhe përjetimesh. E parë në këtë kontekst, vargu “Si një godinë e sapombaruar,/filluar prej qindra vjetësh” shfaq një personifikim, godina është personifikuar si e “sapombaruar“, duke i dhënë një cilësi njerëzore, e cila mund të lidhet me ndjenjën e braktisjes ose mungesës së kujdesit. Për më tepër, fillimi prej qindra vjetësh përforcon idenë e një formë të vjetër dhe të ndikuar nga koha, duke e personifikuar godinën si subjekt që ka një histori të. Ndërkohë ky varg gjithashtu shfaq një element simbolik. “Godina e sapombaruar, filluar prej qindra vjetësh” mund të interpretohet si një simbol i qytetërimit, historisë dhe kohës. Prandaj, përveç metaforës dhe personifikimit, ky varg gjithashtu mund të konsiderohet si një simbol i mëtejshëm i historisë dhe trashëgimisë së një shoqërie ose një kulture. Kështu pra imazhi që na shfaq Lako në poezinë e saj është krijuar nga ndërveprimi i metaforës, simbolit dhe personifikimit.

-Vargjet “rri dhe dëgjoj hapat e tua / pa e ditur në do ikësh” kanë disa elemente artistikë, ndërveprimi i të cilëve shfaq imazhin e një personi që qëndron ose ndalon për të dëgjuar hapat e një tjetri, duke mos ditur asgjë rreth qëllimit të tyre, në se është duke ikur apo duke ardhur. Ky imazh mund të paraqesë një ndjenjë të pazëvendësueshme të ankthit, kureshtjes, pritjes, ose vëmendjes ndaj një personi tjetër. Mirëpo ky imazh është krijuar nga ndërveprimi i metaforës “hapat e tua“. Hapat janë përfaqësuar si diçka që dëgjohet, që shkakton një ndjesi ose përshtypje në personin që e dëgjon, që sugjeron një ndjesi të pranisë së dikujt, pa pasur nevojë për njohjen e saktë të identitetit të tij apo destinacionit që ai ka. Është një mënyrë e fuqishme për të shprehur ndjesinë e pranisë së një personi në mënyrë abstrakte dhe emocionale. Po ashtu dhe personifikimi mund të shihet në mënyrën se si “hapat” paraqesin ndjesinë e dëgjimit të tyre. Në këtë rast, “hapat” bëhen një entitet i ndarë që lë pas një gjurmë apo ndjesi. Kjo e bën vargun të përçojë një ndjenjë të lidhjes së një personi me kujtimet ose ndjesitë e dikujt tjetër, edhe pse nuk bëhet e qartë se kush është ai personi apo ku do të shkojë, pavarësisht se heroi poetik e “njeh” qysh në ecje, ndaj i quan “hapat e tua”. Në këtë kontekst, “hapat” interpretohen si simbol i përjetimeve, përpjekjeve, apo ndryshimeve që një person mund të ketë bërë në jetën e tij. Prania e tyre (hapave) ndihet dhe ndërgjegjësohet nga personi që i dëgjon, megjithëse nuk është e qartë se ku ata po shkojnë ose çfarë kanë përjetuar, ndaj themi që “hapat” shfaqen si një simbol i rrugëtimit, zhvillimit dhe ndryshimit në jetën e një personi.

-Vargjet “Ndjej sesi çel një nga një dritaret, / sesi mbjell lule mbi parvaze pastaj” janë të pasura simbole, metafora dhe personifikime që krijojnë imazhe që forcojnë ndjesinë emocionale të përjetimeve të personazhitKu: Imazhi i “çeljes së dritareve” dhe “mbjelljes së luleve mbi parvazet” krijon një pamje të mrekullueshme të një vemëndjeje të bukur e të përkushtuar. Çelja e dritareve që ajros ndërtesën dhe mbjellja e luleve në parvaze është imazh vizual që paraqet veprime përkujdesjeje që ndodhin përpara syve të lexuesit, duke e bërë përjetimin më të gjallë dhe më të përceptueshëm. Ndërkohë “Dritaret” dhe “lulet mbi parvazet” mund të interpret-hen si simbole të dritës, shpresës, bukurisë dhe frymëzimit. Dritarja është simbol i hapësirës dhe mundësisë për të parë dhe përjetuar gjëra të reja, ndërsa lulet mbi parvazet janë simbol i dashurisë, rritjes, dhe bukurisë, ndaj lulet mund të interpretohen si sinjale të një dashurie që po vjen, të ndryshimeve pozitive që po vijnë në jetën e heroit poetik. Metafora e “çeljes së dritareve” paraqet një ndjenjë hapjeje dhe zbulimi të diçkaje të panjohur dhe të re, por edhe një frymëmarrje më të gjerë me një ajër të pastër. Ndërkohë metafora e “mbjelljes së luleve mbi parvazet” paraqet një proces kujdesi për të ofruar diçka të bukur në jetën e tjetrit, duke folur nëpërmjet këtij gjesti për ato që ndjen mbjellësi i luleve. Mirëpo duke përshkruar si “ndiej sesi çel një nga një dritaret” dhe “mbjell lule mbi parvaze“, poezia personifikon dritaret dhe lulet duke i dhënë cilësi njerëzore, gjë që e bën përvojën më intime dhe të lidhur me lexuesin, duke e bërë atë më të perceptueshme dhe emocionale. Nuk e di pse ajo folja “çel” dritaret më jep kuptimin që dritaret çelin si lule, aq më tepër që lulet u mbollën në saksi te parvazi i dritares.

-Le të shohim vargjet: “kjo do të thotë se në godinën e gjakut, / ke ndezur edhe zjarr” figuracioni i të cilave shpalos një përjetim të thellë për lexuesin, ku: imazhi i “godinës së gjakut” dhe “ndezjes së zjarrit” krijon një pamje të fuqishme. “Godina e gjakut” përfaqëson trupin ose shpirtin, botën shpirtërore të heroit, dhe shtojmë se: nqse te vargu i parë “godinë e sapombaruar,/filluar prej qindar vjetësh” nuk e kuptuam idenë e poetes, me “godinën e gjakut” gjithëçka bëhet e qartë. Mirëpo në kontekstin poetik “Godina e gjakut” është një simbol i botës shpirtërore të personit, ndërsa “zjarri” është simbol i pasionit, forcës dhe energjisë kreative. Kjo ndezje e zjarrit në godinën e gjakut përforcon idenë e një fuqie shpirtërore të fjetur deri dje që sjell jetë dhe frymë në përjetimet e njeriut . Metafora e “godinës së gjakut” shfaq një ndjenjë shpirtërore të personit, që është e lidhur ngushtë me identitetin e tij. Ndërsa metafora e “zjarrit” shfaq një energji dhe pasion të pandalshëm që nxit dhe transformon jetën. Por, theksojmë se duke përdorur fjalën “ndezur” në lidhje me “zjarrin”, poezia personifikon zjarrin duke i dhënë cilësi njerëzore të veçanta, siç është aftësia për të ndezur, për të krijuar, për të shkaktuar ndryshime. Kjo e bën përvojën më intime dhe më të lidhur me lexuesin. Krijimi dhe lexueshmëria e imazheve poetike të Natasha Lakos kanë një qasje me krijimin dhe lexueshmërinë e kaltërsisë së detit, ku përafrohen forca e natyrës dhe talenti i poetes. Dhe mqse dolëm në këtë shteg intepretimi, vlen të themi se: imazhet (e mësipërme) janë të ngjashme, madje të njëjëshme me simbolet, metaforat dhe personifikimet, duke i dhënë poezisë një dimensione shtesë në interpretimin e saj dhe neve duke na shfaqur forcën e talentit të poetes Lako.

III-Poezia “Rri dhe dëgjoj hapat e tua” e Natasha Lakos shfaq karakteristika të cilësive moderne, por përputhet veçanërisht me disa cilësitë Rrymës Moderniste të Simbolizmit, kryesishtpër shkak të përdorimit të simboleve, si dhe metaforave, fragmentarizmit dhe ekspresionizmit emocional që përmban. Rryma Moderniste e Simbolizmit ishte një nga të parat dhe më ndikuese në periudhën e modernizmit letrar, veçanërisht në fundin e shek. 19 dhe fillimin e shekullit të 20-të. Kjo rrymë u përhap gjerësisht në gjithë Evropën dhe u bë një forcë e rëndësishme në krijimtarinë letrare dhe artistike. Përfaqsuesit e kësaj rryme janë: Charles Baudelaire, Stéphane Mallarmé, Arthur Rimbaud, Paul Verlaine etj.

Disa karakteristika kryesore të Modernizmit të Simbolizmit, të cilat shfaqen te kjo poezi e Lakos janë:

Shkrimtarët dhe poetët e kësaj rryme përdorin simbole dhe metafora për të shprehur ndjenjat, idetë dhe përjetimet në një mënyrë simbolike, pasi besonin se realiteti mund të shprehej më saktësisht dhe plotësisht përmes simboleve se sa përmes paraqitjeve të drejtpërdrejta.Simbolizmi te poezia e Natasha Lakos është i pranishëm Psh: ” si një godinë e porsambaruar” ku termi godinë jo vetëm që shërben si një simbol qëndror, por edhe si orientim i kuptimshmërisë së poezisë, ndërkohë që edhe “godina e gjakut” është një simbol që plotëson kuptimshmërinë e simbolit “godinë e porsambaruar”. Po ashtu fraza “hapat e tua” që shërben si simbol bashkë me simbolet: “Dritaret që çelin një nga një”,“Lulet mbi parvazet”, “zjarri”, “dëgjimi” etj thellojnë emocionet dhe shkaktojnë reflektime mbi përjetimet e personazheve, duke ndikuar gjerësisht në forcimin e karakterit simbolik të poezisë.

-Ajo që bën përshtypje te shkrimtarët dhe poetët e kësaj rryme është fakti se ata kishin një përqendrim të madh në estetikën e tekstit dhe shpesh e trajtonin poezinë si një art muzikore. Ata kërkonin harmoni në strukturën dhe zanafillën e fjalëve, duke e bërë poezinë të duket si një kompozim muzikor. Në qoftë se do përqëndrohemi te poezia e mësipërme e Lakos do ndjenim melodicitetin e fjalëve dhe rrokjeve por dhe muzikalitetin e vargjeve.Psh fraza: “Si një godinë e sapombaruar,” fillon poezinë me një imazh të fuqishëm dhe të përshtatshëm, ku përdorimi i fjalëve të buta e të ngjyrosura paraqet një pamje të shkëlqyer që krijon një atmosferë melodike. Fjala “sapombaruar” me një ndjesi braktisjeje i jep poezisë një nuancë melankolie që karakterizon melodicitetin e saj. Vargu: “Ndjej sesi çel një nga një dritaret,”sjell një ndjesi të ngrohtë dhe të ngazëllyer. Përdorimi i fjales “ndjej” përforcon ndjenjën e intimitetit dhe të bashkëndarjes me lexuesin, ndërsa imazhi i “çeljes së dritareve një nga një” krijon një ndjesi qetësie dhe kënaqësie. Ndërsa vargu:”kjo do të thotë se në godinën e gjakut,/ke ndezur edhe zjarr.” përfundon poezinë me një deklaratë të fuqishme dhe simbolike, ku përdorimi i fjales “gjakut” shpreh ndjenjat e personazhit, duke shtuar dimensionin emocional të përjetimit të tij. “Zjarri” i ndezur përfaqëson shpërthimin e pasionit të fshehur brenda personazhit, duke i dhënë poezisë një përfundim të fortë e të frymëzuar.

-Poezia “Rri dhe dëgjoj hapat e tua” e Lakos ndërsa përmban melodicitet në vargje e fjalë, ofron një mundësi të bukur muzikaliteti, duke e bërë atë të këndueshme në masë të gjerë, si një këngë dashurie, e cila konkuron njëkohësisht më muzikë dhe tekst. Kjo poezi ofron këtë mundësi e muzikalitetit përmes përdorimit të elementëve të ndryshëm që e bëjnë atë të këndshme për t’u lexuar e dëgjuar, si: a)-Ritmi i rregullt dhe i këndshëm krijon lëvizje harmonike dhe të qëndrueshme në fjalë duke ndihmuar në krijimin e një melodie të këndë-shme për lexuesin. b)-Përdorimi i rimave dhe aliteracioneve , që ndihmojnë në krijimin e një melodie të veçantë në poezi. Rrjedha e fjalëve me zëra të ngjashëm ose me rima të përsëritura, rrit nivelin e muzikalitetit të poezisë, duke e bërë të përshtatshme për tu kompozuar. c)-Nëpërmjet përdorimit të imazheve poetike dhe metaforave të pasura, krijohet një atmosferë e ngrohtë, që ngjall ndjenja të ndryshme te lexuesi, e krijojnë mundësi që të përshtaten lehtësisht me muzikën duke e bërë poezinë të këndshme për tu dëgjuar. ç)-Përdorimi i fjalëve me tinguj të butë shton mundësi muzikaliteti te poezia. Kjo krijon një efekt qetësues e të bukur, që e bën leximin e saj një përjetim të këndshëm.Sigurisht që duhet një kompozitor i zoti që ti shfrytë- zojë thellësisht mundësitë që ofron ky tekst poetik i cili,përmes elementëve të mësipërm, arrin të përcjellë një muzikalitet të butë e të ngrohtë, duke bërë që lexuesi të përjetojë një udhëtim të këndshëm shpirtëror dhe tërheqës përmes fjalëve dhe tingujve të saj.

-Shkrimtarët dhe poetët modernistë të simbolizmit shprehën emocionet dhe ndjenjat në një mënyrë shumë të personalizuar dhe shpesh eksploruan tema të tilla si melankolia, ankthi, duke eksploruar ndjenja të vetërefleksionit e vetëdijes. Psh:“Ndjej sesi çel një nga një dritaret,/sesi mbjell lule mbi parvaze pastaj” ku, ndjenjat janë shprehur në një mënyrë shumë personale. Ndjenja e hapjes së “dritareve” dhe mbjelljes së “luleve”shfaq një emocion dhe ndryshim shpirtëror, që shprehet në një mënyrë shumë emocionale. Mund të cilësonim dhe fragmentarizmin që shihet te pasazhi: “Ndjej sesi çel një nga një dritaret” ku struktura e vargut është e fragmentuar, duke shprehur një proces ndryshimi të ngadalshëm ose ndryshime të vogla që ndodhin një nga një, që përputhet me karakteristikën e fragmentary-zmit në Modernizmin e Simbolizmit. Sqarojmë se synimi ynë nuk është zbërthimi i karakteristikave të modernizmit të simbolizmit, por paraqitja e elementëve të kësaj rryme moderniste te poezia e Natasha Lakos, të cilin mendojmë se e bëmë të pranishme për lexuesin.

Ajo që mund të themi në mbyllje të këtyre shënimeve është fakti se poetja Natasha Lako në krijimtarinë e saj poetike gjithnjë ka synuar dhe eksperimentuar poezi me karakteristika të rrymave të ndryshme të modernizmit poetik, gjë që të krijon përshtypje se ajo po mbjell në një parcelë kopështi lule të ndryshme, që vetëm duke i parë nga lart, sheh e ndjen se po krijon një mozaik të bukur poetik.

Sarandë, fillim prilli 2024

Natasha Lako

RRI DHE DËGJOJ HAPAT E TUA

Si një godinë e sapombaruar,

filluar prej qindar vjetësh,

rri dhe dëgjoj hapat e tua

pa e ditur në do ikësh.

Ndjej sesi çel një nga një dritaret,

sesi mbjell lule mbi parvaze pastaj,

kjo do të thotë se në godinën e gjakut,

ke ndezur edhe zjarr.