MOIKOM, O MIK I PAHARRUAR!Namik Dokle


MOIKOM, O MIK I PAHARRUAR! Si mund ta ngremë gotën e verës pa ty, sot, kur ti do të ishe 75 vjeç?!Namik Dokle

Namik Dokle

Sot, kur na mungon buzagazi yt i brishtë e i përmbajtur…

Sot, kur na mungon miqësia jote e sinqertë dhe e përzemërt…

Sot, kur na mungon mendimi yt prej poeti, eseisti dhe filozofi njëherësh…

Sot, kur na mungon analiza jote politike me një motiv të përherëshëm për të mirën e vendit…

Sot, kur më mungojnë ato bisedat e gjata me ty, duke ecur rrugëve të Tiranës, apo të Durrësit…

Sot… e përherë do na mungosh. Por shpirti yt do të jetë me ne, në librat që na le.