Moj bijë dardane-Aferdita Selishtaj


Moj bijë dardane

Diku shkova të merja një libër ta lexoja

Sytë më vajtën te një revistë shqiponjash,

E mora në dorë, fillova të shfletoj,

Mëndjen ma tërhoqi një shqiponjë mali

E rritur ish ajo në majat më të larta,

Atje ku shqiponja ka folen e saja,

Në kodra dhe lëndina me plot bukuri,

Atje në fushat e blerta ku janë pa mbarim.

Atje ku ajo tokë është larë me gjakë,

Atje ku hidhet vallja dhe këndon çiftelija,

Atje ku shqiponja e di se ç’ është lirija,

Atje ku kanë lindur trimat dhe dinë ç’ është trimërija.

O moj vajzë shqipëtare ti bijë dardane,

U ka bekuar zoti o ju yjet e rralla,

Lindur dhe rritur në atë tokë shekullore,

Ku armiku e ka sulmuar dhe e sulmon akoma.

Ti moj shqiponjë që rritesh në ato male,

Atdheun e mbrojnë me dashuri të madhe,

I fale ti jetën të lulëzojë si zambaku,

Dhe gjaku i të rënëve, jo jo nuk thahet.

Se shqiponja ka mbretëruar, dhe do mbretërojë në atë tokë,

Shqiponja thotë këtu kjo tokë ka zot,

Sa do të mundohet armiku e tradhëtari

Përgjigjen do ta marë si e ka zakon shqiptari.