Moj kalaja me bedena-Aferdita Selishtaj


Moj kalaja me bedena

Moj kalaja me bedena

Luajte themelet nga brënda

Tunde shëmbënjë e Tunde male

O moj Gjirokastër e madhe

E luajte rolin të rëndë

Gjirokastër në vendin tënd

FLAMURIN më lart e ngrite

Nga të gjitha, anët e shqipes

Dëgjëhet kënge bilbilit

Dëgjohet zëri thëllëzës

Dhe të gjithë zogjit e malit

E bashkojnë ison e këngës

Aty këndon labërija

E hedhë vallen Çamëria

Aty Këndojën dhe gurët

Për kalanë e për flamurë

Aty këndon dardanija

Presheva Maqedonija

Prishtina dhe Ilirija

Këndojën gjithë trojet e mija

Moj Kala e Gjirokastrës

Ku fletë vetë historia

Shqipëtarët i bënë krenarë

Moj Gjirokastëra me namë.