Moj  pranverë!Përparim  Hysi


Nga Përparim  Hysi

Moj pranverë,moj bukuroshe!
O ti stina përmbi stinë!
Mos je si “raki sarhoshe”,
Që më deh me bukurinë?

Ja: e piva gjelbërimin
Dhe u bëra krejt tjetër
Tani shiheni Përparimin
SE mos thoni:-Je i vjetër?

Unë tani jam kthyer “djalosh”
Dhe të marrë gjak në vetull  !!!
Në më thotë dikush “thinjosh”,
Do ta zë ,ta lë “të vdekur”.
Unë tani jam bërë dragua
Jam tamam si “xhind i pirë”
Mos më dil përpara mua
Se tani unë kam vënë”brirë” !!!

SE pranvera më rih gjakun
Më përzë pleqërinë
Ndaj mos  ma shani vargun,
Ca më shumë poezinë.