Moj sorkadhe malit-Aferdita Selishtaj


Moj sorkadhe malit

Më erdhe, pa gëdhirë
SI sorkadhe mali
Nga vape korrikut
Vëndi nuk të mbante

Ndriçove si hëna
Moj lulja e malit
SI flladi pranëverës
Më zgjove nga gjumi

Balluket e ballit
Seç ti merte era
Gërshetat mi kishe
Përmbi supe hedhur

Gërshetet e tua
Hedhur përmbi supe
Më shkove si flutur
Ike fluturove

Ndalu moj sorkadhe
Ndalu te burimi
Të pimë uji të ftohët
Mos ma bëjë me hile

Të pimë ujë të ftohtë
Nënë hije të blirit
Shtegun moj sorkadhe
Ta ka zënë bilbili
A. K. Selishtaj