Moj thëllëzë e fushës-o…Aferdita Selishtaj


Moj thëllëzë e fushëso

Në këtë ditë të nxehtë vere

Rrugën përpjetë kishe marë

Djersa ballit të kullonte

Dielli të digjte si zjarrë.

Ç’të shpuri rruga në malë

Moj thëllëzë e fushëso

Ndalu pakë moj te burimi

Të ftohsh ballë dhe gushëno.

Të pish dhe ujë të ftohët

Që rrjedh aty ëmbëlë

Të ngresh balluket e ballit

Syt e bukur ti kanë zënë.

Në do mere rrugën prapë

Të jetë dielli më të hyrë

Të shoqërojë dhe yjet

Hëna rrugën ta ndriçoj.

Po deshe rri dhe këtu

Të vështrojmë yjet në qiellë

Edhe gjumi po të mori

Zemrën time kamë fole.

Kur të zgjojë flladi mëngjesit

Do ta presë me pa durim

Të më thuash mirëmëngjesi

Të themë si ke fjetur gjumë.

Bukur rrugën ti ma preve

O bilbil i malitë

Në folen që ti ndërtova

Atje kamë lënë zemrënë.

Në më do bilbili malit

Atë fole mbaje fortë

Bashkë me rrezet e diellit

Flladi mëngjesit të na zgjojë.

A. K. Selishtaj 5.8.2023