Moj thëllëzë e malit …
Për ty më ranë këmbët
Mbi gurët e strallit
Dua të prek pëndët
Thashë të pyesja Hënën
Se , mos të ka par
Se , s’po dëgjoj këngën
Ashtu , si më par.
Thashë , vall nga më humbi?
Vall nga do jet futur
Për ty s’më gjumi
O moj syri bukur.
Për ty s’më mban vëndi
Malet kam gjezdisur
Ndënja pak te shkëmbi
Ashtu i mërzitur.
Rrija dhe vështroja
Mëndja te ty vinte
Rrugën prap e mora
Meraku s’më linte.
Më kulloste syri
Rrëpirë më rrëpirë
Të pashë te burimi
Ujë duke pirë.
Tek ty më çoi udha
Moj vetulla vrar
Se , dhe mua buza
Për ujë më ish thar.
Moj vetulla nxirë
Lër pak ujë për mua
Të pi , ku kanë pirë
Ujë , buzët e tua.
Por, kur u afrova
Gurra më s’buronte
Buzën e freskova
Unë , te buza jote.
