Molla-Sheqere Sina


Fabul

Mbushur krejt, ra përdhe molla,

shtuar tavolinat plot.

Tundte degët, thoshte, solla,

ja,shijoni vjeshtën sot.

Vuri një kapelë mbi kokë!

Hëna flinte si beretë:

Hani miq e hani shokë,

e begatë jam, e vërtetë.

Miu vjen e ha një kokërr,

Vijnë mizat, s’kanë shtëpi,

ma shijoni ngjyrën okërr;

Mbretëreshë jam, s’ka njeri.

e pushtoj, bëj zap tërë botën!

Mburret molla, ka të drejtë!

Fusha tej mbushet dhe rrit,

fruta plot dhe hesht e shenjtë.

në çdo stinë, në çdo vit.

Pa, të ish, hanim veç mollë.

Pa, të ish, e mburrim veten.

Stinët vijnë…stinët shkojnë,

plot me ngjyra ngopin jetën.

Autore :Sheqere Sina

Shqipèri !

Botuar në librin –

VAJZË PREj ËNDRRASH

Të trejtat janë ligjore !

s