ARJANA GABAJ

MOMENT I VETËM
…..thellësi lotësh,
ngashërime të mbytura,
ndjenjë që lëpihet e velur,
në brigje ankthesh,
Në trazira yjesh,
shpirti ngelur.
Kujtimeve të djegura,
nga llava e etur çmendurisht,
ku as hi më s’ka mbetur,
tretet nje dëshirë,
në një buzë të mekur.
Një zemër nën rrënjë shkëmbinjsh,
të thepisur,
në një kohë të krisur,
nga çmënduria,
s’çel në dritë as të diellit,
nga padashuria.
Ligështohen ëndërrat,
dhe si pluhur degdisen të marra,
ndërsa ti,
ke harruar ndoshta veten tashmë,
je disi vonë,
apo ndoshta ke kohë,
por më nuk beson.
Kjo dilemë,
të çmënd gjithësesi,
Jeta vallë një kurth,
a një çudi ????
……thellësi lotësh…