Moment letargjik-Bukurie Buçpapaj


MOMENT LETARGJIK

Se di, bashkë me kohën sot,

Çuditshëm, kapërdijmë ditën,

Të përfjetur në një agoni kot,

nuk di t’i vë as titull, as emër.

I përgjumur ky fund muaji maj,

Bashkë me të dergjem në varg,

Në një gjumë letargjik, ashtu pa faj,

Ne kemi rënë, mendimet i tretem larg.

A na ka hije kështu, kjo plogështi?!

Pyeta kohën ç’e kemi këtë gjendje,

Pas nesh një rreze ngrohu përsëri,

Rrugën kishte marrë me ëndje.

Trajektore buruar nga zemra,

Unikuam mendimet në një pikë,

Ti je kohë veç unë jam ajo femra,

Kësaj gjëndje letargjike i them ‘ik!

Se qënia bukuri flen në ndienja.