Monolog moshe-Kasam Shaqirvela


(flas me veten…)

Çke bre djalë që rri menduar

Përmbi libra dora t’i bën pushimet

Sepse shtatëdhjetës i je afruar…

Apo ta lodh dhe dora nga shkrimet?

*

Nuk i frikohem jo, moshës mbarë

Lodhje posi, më ka dhe dora…

Por kam një hall, ta shpreh s’di

I tutem vjeshtës, mos t’i mbujojë bora!

*

Se fort do frute m’kanë mbetur nëpër ara

Mbi maja malesh tanimë po resh dëborë

Dhe pena e ndritur seç e ka një hall…

Thot:-a thua më dora do më mbajë vallë..?!