Monologu i munguar i një nëne…
Nuk besoja se do të vinte kështu jeta
Se si do të vinte për mua /
Dallandyshe Lusha Bushi
Kjo ditë
Besomëni, fëmijë,
Më shumë se botën
Ju desha.
Falmani dhimbjen që ju erdhi në shpirt!
Do të doja të shtrohesha me ju në tryezë,
Të bëja një fustan
Që s’e ka bërë askush.
Oh, në buzë më ka ardhur
Tinzare heshtja
Dhe një dallgë e fortë
Më ka ardhur në trup.
O desha t’ju
Përkëdhelja sërish
Si fëmijë
Të gdhija netët e gjata.
Në prag duke ju pritur
Po falmani, lotin që
Derdhni për mua
Pa mbarim.
Në ditët prindërore dhe gjumin ua kam
Prishur.
Do të merrja me ju
Këngë në dasma .
Të gatuaja
Ëmbëlsira deri sa
Të vinte agimi
Të mendohem para jush.
Te shkronjat e arta
Me gëzimin nëne
Dhe emocion gjyshërimi.
E falmani që vellon e trishtimit po ua hedh
Mos më shihni hapat
që ngatërrueshëm i hedh!
Nuk dua të jem si gjethja që vjeshta hedh
Por blerimi kujtesës
Që s’vyshket kurrë, kurrë.