Monumenti :”Drashovice 1920-1943 “


Gazeta Destinacioni

1.

Monumenti:” Drashovice 1920-43″ka si arkitekt P.Hazbiu,skulptor Mumtaz Dhrami.

Një monument i tillë u ngrit në kohën regjimit të mëparshëm i cili do të përjetonte dy luftëra të zhvilluara në kohë të ndryshme të ndarë nga njëra-tjera në një distancë prej 23 vjetësh.

2.

Monumenti është ngritur në rrugën e lumit të Vlorës,pra në udhën automobilistike Vlorë-Kuc.

Ai gjendet i pozicionuar rreth 30 m nga ura e famshme e Drashovicës.

Ura e Drashovicës përmendet në të dy luftërat që zhvilluan lebërit kundër pushtuesve në verën e vitit 1920 dhe në dimrin e vitit 1943.

3.

Kjo vepër monumentale e krijuar nga skulptorët shqiptarë u ndërtua e gjitha ne bronxë ndërsa sheshi i saj dhe harku që lidh të dy faqet e historisë në një të vetmen janë ndërtuar me strukturë betoni. Ndërsa në të dy anët e kësaj strukture gjenden figura në basoreliev që tregojnë luftën për secilën kohë.

4.

Monumenti është nga të vetmit objekt që i ka shpëtuar prishjes apo shkatërrimit gjatë një periudhe tranzicioni.

Ky monument aktualisht është edhe një atraksion i veçantë turistik me dëshimin e të cilës, lidhen dy luftëra të lebrëve ,në periudha të ndryshme kohore.

About Post Author