Mora ca ëndrra me vete-Maksi Luçi


Dhe në det hodha ca kujtime

Si valezat petalet mbi dete

I mbolla per ty zemra ime….

Hodha një tufëz te vockël mbi valë

Bashke me ca vargje poezie

Prite ne bregun tënd kur te dale

Malluar për ty prej dashurie…

Merri futi ne gji ato petale

Te purpurta te brishta siç janë

Dhe kur të bjere dëbora mbi male

Kur era e dimrit te ulërijë mbi dallge…