Nese dashuron nje poete,
shpirtin zemra do ta shkund’,
do puthesh vargun, do humbesh fillin,
ne boten e saj krejt ti humb.
Embel me vale do te te perkedhel’,
do te te perplas’ me dallge deti,
do te te ktheje ne varke te humbur,
do te therrase ne zemer i imi Mbreti.
Nese dashuron nje poete,
ne shpirt do te pikoje vese argjend,
petale zemre do te celin,
po aq fort shpirti do te te dhemb’.
Nese dashuron nje poete,
akullnajat e shpirtit do te t’i beje zhur,
zjarrin, qe te djeg do ta akulloje,
zemren pameshire do te ta ktheje ne gur.
Do te frymosh pafund qetesine,
kur t’i mbledh’ per ty gjithe yjet e qiellit,
do ta ndjesh vertete ngrohtesine,
kur te te mbeshtjelle me rreze dielli.
Nese dashuron nje poete,
me fuqine e fjales fort do te te ndricoje,
kur ti te gremisesh brenda vetes,
ne prehrin e saj shpirti do te qendroje.
Nese dashuron nje poete,
boten do ta kesh krejt ne duar,
kur ujerat e qeta te te trazojne shpirtin,
ka fuqi te te bej’ engjell dhe kur je dragua.
Mos dashuro nje poete,
bota e saj ndonjehere
do te duket cmendine.
Mos dashuro nje poete,
zemra aq fort do ta doje,
sa shpirtit do t’ia vrase lirine.
