Mos dhuno kurrë të tjerë o njeri-Urim Mezini


Një jetë të gjithëve,na është dhënë

Për ta jetuar,në këtë tokë t’shenjtë

Më pas do të ikim e ta lëm

Sepse vetëm kalimtare,jemi n’këtë jetë

Secili ndjek rrugën,që i duket më mirë

Bazuar në mendësin e principet e tij

Bëj cfarë të duash me veten,je i lirë

Por kurrë mos dhuno të tjerë o njeri

Mos dhuno kurr një grua,mos dhuno femijë

Se para zotit një ditë,do t’japësh llogari

Dhe herët a vonë,për këtë do të dënohesh

Ç’do thuash more bastard,që je katran i zi

Dhuna nuk duhet të egzistoj,asnjë herë

Çdo institucion në botë,shprehet kundra tij

As në shkollë,kurr nuk mësuam ndonjëher

Që duhet t’lëndojmë e të dhunojm njeri

Mos mendo t’dhunosh kurr njerëz o egërsir

Sepse gjithkush,është në të tijën jet e korsi

Në cdo kohë,do të jesh një person i urryer

Prandaj kurr mos dhuno të tjerët o njeri

Ndoshta kështu në jetë je gatuar

Dhe n’zemrën tënde,s’ke dashuri

Por të paktën tregohu i përmbajtur

E mos dhuno kurrë njeri

Urim Mezini Torino Itali