MOS E KTHE KOKËN MËNJANË !



Eduart Veli

MOS E KTHE KOKËN MËNJANË !

Mos e ul kokën,kur kalon pranë meje.
Dhe mos e vër veten tënde, në siklet.
Tek unë,s’ka mbetur më asgjë prej teje.
Vetë vitet,i hodhën një nga një në det!

Mos u skuq si lule Shege,ec pra,e qetë.
Vazhdo rrugën,kokën mënjanë,mos e kthe..
Koha është e mençur,gjërat i rregullon vetë.
Mos e tret shikimin,sytë mos i mbaj përdhe!

Dhe..kur kalon rrugës me shoqet ,buzë detit..
Për mua të lutem,..mos u thuaj asnjë fjalë.
Nuk dua tu thuash,kam qënë mike e poetit.
Askush nuk do ta besojë më…,këtë përrallë!

Të kam parë,që rrugicave shpesh më përgjon..
Për mua,tashmë kjo nuk ka më,asnjë rëndësi .
Çdo ditë vetja jote të bën gjyqin ,të akuzon ..
Dhe sot e kësaj dite,ti se di çdo të thotë dashuri!

Kalo ti pra rrugës e qetë..fare ..e patrazuar ..
Për mua je një grimcë atomi në hapësirë..!
Unë me një tjetër.., marrëzisht jam dashuruar.
Ti,edhe zemrën e ke bosh ,si një shkretëtirë!

Mos u mundo,mes nesh,s’do të ketë kurrë një urë.
Kam ngritur mijëra ura ,me princeshën time.
Ti nuk di ..,çfarë është dashuria,për një burrë…
Zemrën e ke bosh,pa dashuri asnjë thërime!

About Post Author