Kujtimet m’trokasin,
kur ty sot të shoh,
nga gërsheti të njoh,
Për atë gërshet,
malli më kish marrë,
Disa vjet u bënë,
që s’të kisha parë,
Ishim në një moshë,
kur ndjenjat e mija,
Si gonxhe trëndafili,
shpërtheu dashuria,
Në bangën para meje,
Aty në klasë të tetë
Por unë si padashur,
ta prekja atë gërshet,
Ti ndoshta e kuptoje
dhe s’më flisje fare
Por kokën e ktheje,
duke parë në dritare,
Dhe faqet të skuqeshin,
sikur të ishin mollë,
Ndërsa gërsheti tundej,
në belin e hollë,
Se dija ç’po ndodhte
me mua të shkretin,
Prisja të më thoshje;
do ta fal gërshetin,!
Bashkë me gërshetin,
ishte tjetër merak,
Kur shihja tënden buzë,
të skuqur bërë flakë,
Për atë buzë të ndrojtur,
si petale të çelur
Si një frutë i pjekur,
ndoshta duhej vjelur,
Eh, vitet rrodhën,
si një ujvarë në krua,
Por akoma edhe sot,
kujtoj buzët e tua,
E kujtoj atë bangë,
sikur po më thërret,
Me vajzën e ndrojtur
që mbante gërshet,
Me faqe të skuqura,
si trëndafili i çelur,
Që në shpirtin tim,
ashtu prapë ka ngelur,
Të brishtë e të ndrojtur
sytë e saj qenë,
Si bajame e trishtuar,
duken sikur flenë,
Një ditë u largove
dhe nuk të pashë më,
Por në ëndërr gërshetin,
e shoh unë gjithnjë,
Si drurët pa gjethe,
më dukeshin të mjerë
Do më ngjaje dhe ti
me gërshet të prerë,
N’ëndërrë duke u mbytur
luftoja me detin
dhe i mbytur të lutesha;
-mos e pre gërshetin.!
