Mos e vrisni shpresën…Suzana Rama 


Tek petalet e një luleje që sapo çelet,
flatrat e zogut që niset në fluturim,
tek dallandyshet që nga larg kthehen,
cicrojnë tek ringrenë folenë me gëzim.
Ka shpresë….

Tek fëmijët tanë që lozin shpenguar,
adoleshentët që ëndrat i mundojnë,
tek prindët që dashurinë kanë siguruar,
gjyshër që puthjet e nipërve ju mungojnë.
Ka shpresë…

Në progresin që e kërkon vetë jeta,
në stinët që ndërrohen në sinkron,
nga shiu, nga era, tek rrezet e nxehta,
tek gjallesat që ngado na rrethojnë.
Ka shpresa….

Në të gjithë globin ku jetohet qetë,
kur arsimimi, edukata vijojnë sjelljen,
kur gjithsecili të jetoj dhe për të tjerë,
është bukur të jetosh çdo ditë jetën.
Ka shpresë…..

Por a ka shpresë në botën e çmëndur,
kur luftëra hegjemonike shpërthejnë,
kur duart e atyre fëmijve enden tretur,
për pak bukë, pak ujë që dot nuk e gjejnë.
A ka shpresë….?

Kur popujve ju rrezikohet egzistenca,
ju digjet toka nën këmbë dhe vetë jeta,
tek loti i nxehtë nga sytë që derdh nëna,
për bijtë nën dhè që sa si pëllcet zëmra.
A ka shpresë….?

Moj botë vrastare e mbarsur mizorisht,
mos e vrisni shpresën në emër të Zotit,
mos lëndoni qoftë dhe lulet në lulëzim,
as fëmijët që janë e ardhmja e çdo kombi.
Me shpresën ke vetbesim.

Ktheji sytë nga paqja botë e molepsur,
lejoni frymëmarrjen për tokën dhe qiellin,
mos mbush shpirtin me etje për të pasur,
me buzëqeshje do të rrethoni dhe diellin.
Mos e vrisni shpresën që bota të jetojë.