“Mos fol…shët mos fol”-Adriana Kongjini Bala


Adriana Kongjini Bala

Mund të jetë një imazh i 1 person, tren dhe autobus

“Mos fol ..shët mos fol”

Mos fol….shët mos fol,

Se mbyll gojën moj “shejtane,”

Unë punoj ditën në “ngjol,”

Edhe ty të kam si manare.

Po pse flet kështu more burë,

Nuk ri rehat gjithë dita,

Nuk mbaron shtëpia me punë,

Që kur gdhihet deri sa eret dita

Me fëmijë janë gjithë gratë,

Sikur vetëm ti rit në këtë botë,

Mua të shkretit me dhembin krahët,

Edhe ti më ankohesh mbi kokë.

Nuk ke as një çikë “turp,”

Të ikën dita në shtëpi,

Me fëmijë dhe gjellë dhe bukë,

Kështu nuk bëhet prokopi.

Mos bërtit me fort mor burë,

Edhe unë nuk kam durim,

Gjithë dita me punë shumë,

Ato nuk sjellin shpërblim.

Eja të rish me fëmijë,

Një ditē ti dhe një ditë unë,

Ti vëmë punët në vijë,

Se me fjalë sjell rëmujë.

Mbylle moj atë” kamare”,

Se jam buri I shtëpise,

Ske të drejtë, mos fol hiç fare,

Dhe nuk do shikosh jashtë avllisè.

Kur të vij unë nga puna,

I dua të gjitha gati,

Dhe kur të shkojmë për gjumë,

S ‘dua kundërshtim tek krevati.

Mos më mërzit shumë mua,

Se të dërgoj tek jotëmë,

Të ka bërë zoti grua ,

Unë do flas dhe ti në këmbë….

**********

(Këto vargje u takojnë kohës e shkuar siç kam dëgjuar nga Nēnat tona….nuk besoj se do ketë edhe tani??????)