MOS HARRONI GJUHËN E NËNËS!
Më pyeti një mike e huaj:
Pse shkruan në Gjuhën Shqipe!?
I dhashë këtë përgjigje:
Është e bukur është laike!
Unë e di që ty s’ta ndjen
Poezitë e mia kur i shikon
Pa më pyet mua, moj mike
Shqip,zemra më gufon !
Unë shkruaj në gjuhën time
Ajo është gjuhë e Nënës
Që i jep dritë e diellë
Jetës shpresës dhe vetë ëndrrës!
Mos harroni Gjuhën e Nënës
Rroni shqip e vdisni shqip
Duhet ta dish ,mike e dashur
Njeriu flet çfarë ndjen në shpirt!
Shqip e shkruajta fjalën NËNË
Që kur u dëgjua e qara
Sepse Nëna më mësoi mua
Gjuha Shqipe është e para!
Fati kështu më degëdisi
Kështu e deshi vetë jeta
Në Greqi flas e shkruaj Shqip
Dashnore e gjuhës shqipe mbeta
Njeriu lind në vëndin e tij
Plaket në një vënd tjetër
Gjuhën kurrë se harron
Gjuha është vlerë e vjetër !