Mos i beso shumë-Berzat Sadiki


(Pasqyrës)

Mos shko rrugës së saj!

Ajo të josh –

çon tek hëna, të çon te yjet…

Mos i rri pranë saj,

sepse largohesh nga vetja,

saqë fillon vetes t’i ndahesh.

Mos i beso shumë!

Ajo ta prish fytyrën e vërtetë –

ta bën ylbere.

Mos shko mendjes së saj!

Ajo ta prish mendjen,

saqë s’e rregullon më dot.

Nëse ajo të lavdëron, pështyje!

Kështu ia prish mësyshin.

Kur të kalosh pranë saj, ktheja shpinën,

ose ktheje mbrapsht!

Kështu atë e plas, e mposht.